Strakosha nuk debuton as kundër Manceshter United!
Portierët e Shqipërisë janë duke kaluar një moment të keq në nisjen e këtij sezoni të ri. Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha nuk do të luajnë titullarë me ekipet e tyre, përkatësisht Brentford dhe Torino.
Në rastin e këtij të fundit ishte trajneri Ivan Juric që njoftoi se Milinkovic Savic është zgjedhje e parë.
Ndërkohë sa i përket Strakoshës, do të jetë në stol edhe në takimin e dytë të Premier League, teksa Brentford do të përballet me Manchester United.