Prishtina kthehet me tre pikë në duel me Dukagjinin e Klinës, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershorit” në Klinë.
Në minutën e 26-të, Endrit Krasniqi, befason me gol duke shënuar nga goditja e dënimit.
Në minutën e 41-të, Ahmed Januzi nga afërsia barazon rezultati në 1:1.
Dukagjini dhe Prishtina, treguan lojë të mirë deri në fund.
Në minutën e 90+2, Muhamed Useini shënon gol me kokë dhe për fitoren e Prishtinës. Ismet Munishi në festë, debuton me fitore si kryetrajner i Prishtinës.