Ferizaj i kryetrajnerit Arbnor Morinës, ishte në epërsi me 1:2 deri në minutën e 84-të, por në finish pësuan dy herë dhe humbën me 3:2 nga Gjilani, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja e luftuar deri në pikën e fundit dhe me përmbysje të rezultatit.
Futbollisti Solomon i del “dardhë me bisht” Ferizajt.
Në minutën e 24-të, Mevlan Zeka shënon me kokë, kalon Gjilanin në epërsi.
Ferizaj këndellet së shpejti dhe barazon në minutën e 35-të, falë golit të Ramush Ramadanit.
Ferizaj tregon muskujt, duke iu falënderuar golit të Betim Haxhimusës në minutën e 48-të, shënojnë për 1:2.
Haxhimusa shënon me kokë pas asistimit fantastik nga Astrit Fazliu.
Në minutën e 84-të, Solomon shënon me kokë në debutimin e tij dhe po i njëjti në minutën e 90+3, për fitoren 3:2 e Gjilanit.