Kampioni Shkupi ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Makedonija GP, në takimin e javës së dytë.
Për Shkupin ka qenë ndeshja e parë.
Pas një pjese të parë të barabartë, skuadra e trajnerit Goce Sedlloskit e theu rezistencën e mysafirëve në vetëm tre minuta, me dy golat e Trapanovskit dhe Cefas, në pjesën e dytë nga minuta e 67-të dhe të minutën e 70-tën.
Mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Emir Skënderit (87’), por nuk patën forcë të befasojnë vendasit.
Për skuadrën shqiptare, më e rëndësishmja është se janë shënuar tre pikët e para në sezonin e ri, para rikthimit në garën ndërkombëtare dhe ndeshjes së play-off-it me Ballkanin e Therandës për një vend në fazën e grupeve të Conference League.