SC Gjilani e filloi me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Kuqebardhët me mjaft mund arritën ta mposhtin 3-2 Ferizajn në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani pranoi se ekipi i tij bëri disa gabime, por shfaqën karakter në fushë.
“Lojtarët shfaqën karakter në fushë. Kemi bërë disa gabime, por mendoj se brenda javës do i përmirësojmë. Pa gabime nuk ka futboll. Nuk duhet të pranojmë gola të lehtë. Po i quaj të lehtë sepse ishim në epërsi numerike dhe përsëri pranuam gola. Por, kjo është puna jonë.
Tre pikët ishin objektivi kryesor.
Edhe tifozët i gëzuam me këtë fitore dhe i falënderoj për mbështetjen. Pritshmëritë janë tre vendet e para. Për ta arritur vendin e dytë apo të tretë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë. Nuk duhet të fluturojmë me mend sepse do të ishte dëshpërim i madh.
Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu mund të dalim të suksesshëm në fund të sezonit”, deklaroi Ramadani.