Manchester Utd po përjeton ditët me të zeza me rezultate në Premier League.
Brentford me rezultat 4:0 e turpëron Manchester Utd e Cristiano Ronaldos.
Brentford në periudhën e parë shfaqi formë të lartë, duke shënuar 4 herë përmes futbollistëve Dasilva (10'), Jensen (18'), Mee (30') e Mbeumo (35').
Humbje e rëndë për “Djajtë e kuq”, e dyta rresht në edicionin e ri.
Një fillim që nuk ndjellë mirë për trajnerin e ri, Erik ten Hag.
Manchester Utd është në fund të tabelës pa pikë dhe Brentford në pozitën e tretë me 4 pikë apo një fitore e një barazim.