Milani starton me fitore në edicionin e ri në Serie A.
Milani në stilin e kampionit, e mposhti me rezultat 4:2 Udinesen.
Ndeshje e luftuar e me 6 gola, secili më i bukur se tjetri.
Për Milanin shënuan Hernandez (11'), Rebiç (15' e 68'), Diaz (46') dhe për Udinesen Rodrigo Becao (2') e Masina (45+3').
Milani arkëton tre pikë të mëdha, ndërsa Udinese me gjithë angazhimin nuk arriti pikë nga “San Siro”..