Ferizaj u mposht në ndeshjen e parë në elitën e futbollit kosovar pas rikthimit nga Liga e Parë.
Bardhekaltrit luajtën në udhëtim te Gjilani, nga të cilët humbën me rezultat 3-2.
Megjithatë, trajneri i ferizajasve, Arbnor Morina u shpreh i kënaqur me futbollistëtit e tij dhe e uroi Gjilanin për fitoren.
“Gjilani luajti mirë si gjithmonë.
E uroj për fitoren dhe e uroj për suksese në vazhdim. Ne gabuam. Ishin gabime njerëzore. Në përgjithësi isha i kënaqur me lojën dhe i përgëzoj djemtë për paraqitjen. Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës së futbollit”, u shpreh Morina pas përfundimit të takimit.