Indrit Tuci është duke kaluar një periudhë të mirë te Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa sot ka shënuar pas një periudhe të gjatë mungese të golit për shkak të dëmtimeve.
Skuadra e sulmuesit të U-21 të kombëtares shqiptare u mund në transfertë me rezultatin 3-2, me golat që për Gorica-n i realizuan Klaik në minutën e 60’, Fruk në 66’ dhe Cruz në 79’. Teksa për miqtë shënuan Vasilj në minutën e 10’ dhe më pas Tuci në minutën e 84’.
Nga ana tjetër Enriko Papa i ka dhuruar barazimin ekipit të tij, në përballjen e parë të 1. Lig, kategorisë së dytë të futbollit turk, për këtë sezon të Rizerspor ndaj Keciorengucu.
Papa shënoi në minutën e 49’, duke i dhënë avantazhin Rizersporit, që më pas u barazua në minutën e 71’ pas golit të Rashad.