Ekipi i Arena Sport nga fshati Hotël nga komuna e Likovës ka reaguar për ndodhitë në ndeshjen e mbrëmshme finale të turneut në futboll të vogël “Liria 2022” në Çair të Shkupit.
Sipas tyre, mbrëmë ka ndodhur diçka e papritur, ku lojtarët e tyre janë sulmuar dhe rrahur nga vet organizatori dhe publiku i pranishëm që ka hyrë në fushën e lojës.
Në reagim thuhet se ekipi Arena Sport duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore të lojtarëve dhe kushtet e krijuara nuk e ka parë të udhës që të vazhdojë lojën.
Reagon ekipi i “Arena Sport”: "Mbrëmë në turneun ‘Liria 2022’ përjetuam një tmerr të vërtetë!".