Pas shtyrjes zyrtare të xhiros së parë të sezonit të ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, disa nga skuadrat e ligës së dytë zhvilluan ndeshje miqësore.
Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani bëri befasi të madhe pasi që e mundi me rezultat bindës 6:1 Teteksin e Tetovës.
Ajrulla me dy gola dhe nga një të Aliut, Selimit, Xhemailit dhe Selimit, “verdhezinjtë” shënuan fitore bindëse.
Nuk pati gola në ndeshjen miqësore ndërmjet Vardarit dhe Lokomotivës.
Dueli përfundoi 0:0.
Po ashtu u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes rivalëve të qytetit Voska Sport dhe Ohrit Lihnidos. Ohrianët triumfuan 2:1.