Ismet Munishi edhe një herë tregoi klasin e tij! Me Ismet Munishin nuk ka shaka!
Për një kohë të shkurtër dhe në kohë rekorde, ndërtoi një Prishtinë me futbollistë të rinj dhe të frikshëm!
Kur e mori drejtimin e skuadrës, djalin e Prishtinës, disa e shikuan (me mosbesim) me skepticizëm, duke pasur parasysh situatën që ndodhej Prishtina dhe me largimin e shumë emrave, por Munishi asnjëherë nuk dyshonte në vetvete dhe në cilësinë e lojtarëve të përzgjedhur dhe në ndërtimin e ekipit!
I rritur dhe i frymëzuar në kryeqytetin e Kosovës, Munishi hartoi listën dhe solli shumë lojtarë të ri, duke paralajmëruar se do të jetë një Prishtinë ashtu si i ka hije por disa e shikonin me një dozë frike.
Munishi herë – herë barte kapelën simpatike, duke u ruajtur nga rrezet e diellit, u tregua aq i shpejt dhe efikas në përforcime sikur makina Mitsubishi.
E para, Prishtina u tregua shumë e vyeshme edhe në përballje miqësore, që nga përgatitjet në Mavrovë dhe fitoren e sotme në Klinë me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, në hapje të kampionatit të ri.
Moti i mirë shihet në mëngjes, ndërsa Prishtina në start e nisi me këmbë të mbarë dhe me trepikëshin e parë me kryetrajnerin e ri, Ismet Munishi.
I njohur për deklarata të nxehta e atraktive, Munishi, tani e ka mendjen për sfidën në Ferizaj, ku do të sfidohet nga një emër i njohur i futbollit, Arbnor Morina.
Ferizaj – Prishtina, do të jetë një derbi edhe mes trajnerëve, mes Morinës, si ish futbollist i gjeneratës së artë i Prishtinës, trajner i bardhekaltërve para shumë viteve dhe Munishit që ka gatuar një ekip që sot dha provimin në Klinë.