Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, edhe një herë dëshmon cilësitë e tija në derbin e madh kroat.
Dinamo e Zagrebit e deklasoi me rezultat 4:1 Hajdukun e Splitit.
Dinamovitët “shkelën” Hajdukun, në përballjen që u zhvillua në “Maksimir”.
Në vetëm tre minuta Dinamo e Zagrebit arriti të kthejë “Maksimirin” në derbin jubilar të 100-të me Hajdukun në kampionatin kroat.
Në pjesën e parë (45+2), Hajduku avancoi falë golit fenomenal të përfaqësuesit maqedonas Yani Atanasov.
Dinamo e Zagrebit nga minuta e 61 deri në të 64-tën arriti të bëjë një kthesë të plotë për epërsinë 2:1.
Fillimisht në minutën e 61-të Baturina barazoi rezultatin dhe më pas Arijan Ademi shënon për 2:1.
Gojak në minutën e 84-të dhe Orshiç në atë të 90+1, shënuan për fitoren bindëse.
Ademi u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa Ermir Sahiti futet në lojë në minutën e 71-të në radhët e Hajdukut.
Pas javës së 5-të në elitën e futbollit kroat, Dinamo kryeson me 13 pikë, 4 fitore e 1 barazim dhe Hajduku është në pozitën e dytë me 6 pikë, 2 fitore dhe 1 humbje.