Lideri i Konferencës së Lindjes në ligën amerikane, Philadelphia Union, nuk ka treguar aspak mëshirë për Chicago Fire-n, duke e mposhtur me rezultat 4:1.
Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit standard, asistoi në minutën e 49-të, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij që të del me rezultat më të mirë.
Shaqa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të dhe nëntë minuta më vonë u zëvendësua.
Për vendasit shënuan Gazdag (16’), Elliott (37’), Carranza (43’), Burke (82’) dhe për Chicagon Mueller (49’).
Pas javës së 25-të, Chicago Fire renditet në vend të dhjetë me 30 pikë, tre pikë pas një vendi që dërgon në play-off dhe Philadelphia Union kryeson me 48 sosh.