Pikërisht të dielën e 14 gushtit të vitit 1983, Prishtina e nisi me fitore në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në futboll.
Para 39 viteve kudo në Kosovë flitej për ndeshjen debutuese të Prishtinës kundër Dinamos së Vinkovcit.
Prishtina me kapitenin Ramadan Cimili, synonin fitoren e parë ndaj skuadrës kroate, Dinamo e Vinkovcit (sot Cibalia).
Djelmoshat e Prishtinës startuan ashtu si iu ka hije, me fitore shumë të vështirë por të ëmbël me rezultat 1:0.
Në minutën e 86-të, të gjithë në pritje se kjo ndeshje do të mbyllet me rezultat të bardhë, për një moment shpërtheu stadiumi si vullkan, që nga tribuna e Lindjes, perëndimore, jugore dhe veriore, Zoran Batroviqi shënon në portën e portierit mjaft të mirë Budimçeviq.
Festë në Prishtinë, mes futbollistëve e tifozëve gëzim i papërshkrueshëm.
Në këtë vit në ligë garonin Hajduku i Splitit, Partizani i Beogradit, Cërvena Zvezda e Beogradit, Dinamo e Zagrebit, Velezhi i Mostarit, Zhelezniçari i Sarajevës, Slloboda e Tuzllës, Osijeku, Rijeka, Sarajeva, Radniçki i Nishit, Prishtina, Vojvodina e Novi e Sadit, Çeliku i Zenicës, Vardari i Shkupit, Buduçnosti i Podgricës, Dinamo e Vinkovcit dhe Olimpia e Lubjanës.
Prishtina përfundon në vend të tetë me 33 pikë të mbledhura.
Prishtina - Dinamo 1:0
Stadiumi i Qytetit, Prishtinë.
Shikues: 18.000.
Gjyqtarë: A. Kulenoviq (Bosanska Dubica), Stjepan Gllavina (Klis), M. Kallajxhiq (Mostar).
Shënues: Zoran Batroviq (86').
Prishitna: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova (Ramiz Krasniqi), Fadil Muriqi (Rifat Mehinoviq), Fadil Vokrrii, Agim Cana dhe Zoran Batroviq.
Dinamo: Budimçeviq, Vitkoviq (Reqeviq), Mërshiq, Tonkoviq, Novosellac, Macan, Vujiçiq, Sheçer, Tunjiq, Duspara (Raheviq) dhe Haliloviq.