Kampionët e Bayernit kërkojnë titullin e 11-të radhazi të Bundesligës ndërsa do të presin Wolfsburgun të dielën, rivalët ndaj të cilëve nuk janë mundur kurrë në shtëpi në historinë e Bundesligës.
27 fitore, 2 barazime. Ata i kanë mundur 44 herë në 57 ndeshjet e deritanishme në kampionat (9 barazime, 4 humbje). Rekordmenët kanë shënuar golin e parë në 13 nga 15 përballjet e fundit me “Ujqërit”.
Bajerni ka shënuar të paktën dy gola në secilën prej 14 përballjeve të fundit me Volfsburgun në Bundesligë.
Tomas Myler i cili pritet të luajë ndeshjen e tij të 417 në Bundesligë për skuadrën e Bajernit, duke u renditur vetëm pas legjendës Gerd Myler (472), nuk i ka shënuar më shumë gola ndonjë rivali tjetër sesa Volfsburgut në 27 ndeshjet e karrierës së tij (13).