Ferizaj ka qenë shumë afër fitores por 6 minutat e fundit e tradhtuan, nga fitorja 1:2 pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Gjilani, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Djelmoshat e kryetrajnerit Arbnor Morina ishin të pafat, që në hapje të kthehen me një pikë nga Gjilani.
“Ndeshja e parë në Superligë pas dy viteve garim ne ligën e parë, betejën e humbëm por jo luftën, vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve!”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.
Ferizajasit po përgatiten për sfidën e ardhshme, kundër skuadrës me renome Prishtina.
Ferizaj beson e shpreson se do të triumfojnë para shikuesve të vet.