Një mbrëmje e mrekullueshme për anëtarin e Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, në derbin e 100-të dhe të përjetshëm në Kroaci, ndërmjet Dinamos (Z) dhe Hajdukut.
Ademi shënoi për fitoren e thellë të Dinamos së Zagrebit, me rezultat 4:1 ndaj Hajdukut të Splitit, në takimin e javës së pestë.
Dinamo të martën do të luajë në Norvegji, ku takohen me Bodon, në një nga dy ndeshjet që mund t’i çojë në fazën e grupeve të Champions League.
Ademi ka theksuar pas ndeshjes së mbrëmshme, goli me të cilin Dinamo e ktheu ndeshjen, është ndër më të preferuarit e tij në fanellën e kampionit kroat.
“Nuk ka kohë për të festuar. Tashmë kemi një ndeshje të Champions League.
Ky është takimi ynë më i mirë këtë sezon, ne mundëm Hajdukun dhe festuam me meritë. Ishte e vështirë pas pjesës së parë. Nuk kishim zgjidhje, shkuam edhe më fort dhe bëmë një kthesë. Mendoj se mund të ishte më bindës rezultati.
Ky është një nga golat e mi të preferuar, sidomos sepse erdhi në derbin e 100-të të historisë”, tha Ademi pas fitores së djeshme ndaj Hajdukut me rezultat 4:1 në javës e pestë të kampionatit kroat.