Futbollisti shqiptar gjen rrugën në kampionatin japonez!
Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin japonez me skuadrën e Shimizu në triumfin 0-2 ndaj Gamba Osaka.
30-vjeçari u fut në fushë në minutën e 69-të, teksa në të 73-tën arriti të shënonte pas asistit të Karlinjos.
Ky ishte goli i tretë në 13 ndeshje për Kolollin, që iu bashkua skuadrës japonezë vitin e shkuar nga radhët e Zyrihut.
Shimizu pas 25 ndeshjeve renditet në vendin e 12-të me 27 pikë, teksa shqiptari i Kosovës kërkon të shndërrohet në lider te skuadra e tij.