Nuk ka fitore për kampionin e Zvicrës, Zurich, as pas javës së 5-të.
Winterthur dhe Zurich, ndajnë pikë (1:1), si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra palë, nuk dijnë për fitore, zënë vendin e nëntë përkatësisht të dhjetë (i fundit) me nga 2 pikë.
Derbi mes shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran.
Shtatë shqiptarë titullarë, tre të Winterthur dhe katër të Zurich.
Lojtar i ndeshjes është kapiteni i Winterthur-it, Granit Lekaj, i cili vlerësohet me notë 5 nga mediumi i njohur zviceran “Blick”, Eris Abedini 4, Samir Ramizi 4, dhe për Zurich-un Lindrit Kamberi 3, Mirlind Kryeziu 3, Blerim Xhemaili 3, Donis Avdijaj 3.
Xhemaili ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 41-të, Fidan Aliti në të 60-tën dhe Kryeziu në atë të 84-tën.
Aliti dhe Avdijaj u zëvendësuan në minutën e 69-të dhe Ramizi në të 90+2.
Bledian Krasniqi futet në lojë në minutën e 80-të, duke e ndihmuar Zurich-un në këtë barazim.
Në minutën e 73-të, Francisco Rodriguez shënon për Winterthur dhe Fabian Rohner në minutën e 85-të barazon rezultatin 1:1.