Llapi importon tre pikë domethënëse nga stadiumi “18 qershori” në Klinë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Drenicës së Skenderaj.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golin e Kushtrim Shabanit, pak topi devijohet edhe nga portieri.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, e fillon me fitore, ndërsa Drenica ngelet duarthatë në hapje të elitës së futbollit të Kosovës.
Në javën e ardhshme, Llapi e pret Trepçën '89 e Drenica i shkon kampionit, Ballkanit.
Rezultatet
Gjilani - Ferizaj 3:2
Trepça ’89 – Drita 2:2
Dukagjini – Prishtina 1:2
Malisheva – Ballkani u shty
Drenica – Llapi 0:1
Renditja
1. Gjilani 1 1 0 0 3:2 3
2. Prishtina 1 1 0 0 2:1 3
3. Llapi 1 1 0 0 3 1:0 3
4. Drita 1 0 1 0 1 2:2 1
5. Trepça ’89 1 0 1 0 2:2 1
6. Ballkani 0 0 0 0 0 0
7. Malisheva 0 0 0 0 0
8. Ferizaj 1 0 0 1 2:3 0
9. Dukagjini 1 0 0 1 1:2 0
10. Drenica 1 0 0 1 0:1 0
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Llapi - Trepça '89, Drita - Dukagjini, Ferizaj - Prishtina dhe Gjilani - Malisheva.