Llapi e filloi për mrekulli edicioni e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Bardhekaltrit shënuan fitore minimale 1-0 në udhëtim te Drenica, duke arkëtuar pikët e plota në xhiron e parë të elitës së futbollit.
Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se ndeshjet e para kampionale janë të vështira por u shpreh se Llapi ka një strukturë të mirë për të arritur objektivat e tyre.
“Ndeshjet e para janë të vështira, kemi bërë lëvizje të qëlluara. Ndeshja e parë nuk luhet por fitohet, edhe skuadrat e mëdha evropiane e kanë të vështirë në fillim.
E kemi ditë që është vështirë ndaj Drenicës, motivi i skuadrave është i lartë, Drenica luftoi deri në fund ju uroj rrugëtim të mbarë në këtë sezon. Llapi ka synime të qarta të jetë sa më lartë në tabelë“, tha Batatina..