Lazio ka shënuar fitore me mund të madh, me rezultat minimal 2:1 ndaj Bologna-s, në hapje të edicionit në Serie A.
E veçanta e kësaj ndeshje është se skuadra nga Roma mbetet pa një lojtar në minutën e 6-të, pasi që portieri Maximiano u përjashtua direkt me karton të kuq.
N[ë fund të pjesës së parë edhe Bologna mbetet me një lojtar me pak, Soumaoro përjashtohet pas kartonëve të verdhë.
De Silvestri (68'-autogol) e Immobile (70') shënuan për Lazion dhe Arnautoviq (38'-nga penalltia).
Elseid Hysaj u paraqit nga minuta e 83-të për Lazion.