Kumbulla në stol, Bajrami dhe Ismajli si titullar. Mësoni formacionet zyrtare të dy sfidave të mbrëmjes në Serinë A!
Salernitana-Roma dhe Specia-Empoli janë dy sfidat e fundit për mbrëmjen e sotme në Serinë A, të cilat priten të dhurojnë emocione.
Zhoze Murinjo i beson Dibalës që nga minuta e parë në sulm, së bashku me Zaniolon dhe Abrahamin, ndërsa blerjet e tjera janë në stol, së bashku me Kumbullën.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli janë përzgjedhur titullar përballë Specias, me dy futbollistët e Kombëtares që do të përpiqen t’i japin një rezultat pozitiv Empolit.