Ndoji realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, goli mahnit edhe vetë presidentin!
Emanuele Ndoji po kalon një periudhë mjaft pozitive te Breshia.
Rikthimi ka nxjerrë anën e tij më të mirë, duke marrë rolin e liderit në skuadër. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Sudtirolit, të cilin Breshia e fitoi me rezultatin 2-0.
Goli i parë mban firmën e 25-vjeçarit, që realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit në minutën e 37.
Goditja e Ndojit ndalet në rrjetë, duke mos i dhënë portierit asnjë shans për të reaguar.
Goli i lojtarit shqiptar mahnit edhe presidentin Celino, i cili me gjestet e tij nënkupton edhe mjeshtërinë e shfaqur nga Emanuele Ndoji.