Leandro Paredes pret vetëm Juven, ndërkohë që nga PSG-ja ka ardhur leja për t’u transferuar në Torino, siç konfirmojnë edhe fjalët e trajnerit Kristof Galtier:
“Situata e Paredesit nuk është si ajo e Ikardit.
Mauro është jashtë projekti, Leandro ka shumë oferta dhe e vërteta është që meriton më tepër minuta se çfarë mund t’i jap unë këtu te PSG-ja.
Gjithsesi, lojtarin e kam parë të lehtë dhe të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”. Shkurt, Juvja mund të firmosë kur të dojë, por pret vetëm paratë nga shitja e Rabiosë te Junajtidi.