PAOK çuditi me shifrën e largimit të Enea Mihajt

Futboll

PAOK çuditi me shifrën e largimit të Enea Mihajt

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:22
Enea Mihaj

Enea Mihaj ka hasur së tepërmi vështirësi për të gjetur një vend titullari te PAOK.

Gjigandët grekë e kanë marrë me shifrën e 850 mijë eurove nga Panetolikos këtë mbrojtës.

Asokohe Mihaj ishte në perfeksion dhe cilësohej si lojtari me më shumë prespektivë në Greqi. Në ditën e djeshme ka ardhur zyrtarizimi i legjionarit të Kombëtares në Portugali, Famalicao.

Ajo që habiti ishte shifra e përfituar prej 200 mijë eurosh, sa kushton një normal i Superiores.

PAOK kërkonte vetëm largimin e mbrojtësit shqiptar, duke fituar më pak se çfarë investoi te Panetolikos para 3 vitesh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat