Jamie Bynoe Gittens do të jetë lojtar i Borussia Dortmund deri në 2025-ën. Sulmuesi rinovoi kontratën me “verdhezinjtë” edhe për tre sezone të tjera.
18-vjeçari u bashkua para dy vitesh me klubin gjerman, ndërsa më parë kishte qenë në akademinë e Manchester City-t.
Në sezonin që sapo ka nisur, talenti anglez luajti në një ndeshje, në atë përballë Leverkusen dhe i doli që të gjente rrugën drejt rrjetës.
Gittens shihet si një talent shumë premtues për të ardhmen e Dortmund, ndaj dhe klubi gjerman ka rinovuar kontratën me 18-vjeçarin.