Kastriot Imeri, futbollisti 22-vjeçar me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Gjenevë, anëtar i Servette-s, është gati të kalojë te skuadra Young Boys.
Sipas informacioneve të “Blick”, Imeri të martën pritet të bëjë kontrollin mjekësor në kryeqytet.
Imeri kishte oferta të majme në tavolinë, si nga Belgjika (Club Brugge) dhe disa skuadra tjera, si gjermane, italiane dhe turke por si duket ka vendosur të vazhdojë në elitën e futbollit zviceran.
Marrëveshja është shumë afër me klubin e njohur zviceran.
Sipas të gjitha gjasave, Imeri do të nënshkruajë kontratë shumëvjeçare në Bernë.