Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e Sergio Gomez nga Anderlecht, duke shtuar kështu opsionet për Pep Guardiolën në fazën mbrojtëse.
Gomez bashkohet me kampionët e Premier League për 11 milionë stërlina, plus bonuset. 21-vjeçari, i cili përveçse si mesfushor me tipare sulmuese luan edhe si anësor i majtë, ka nënshkruar për katër sezone.
Gjatë gjithë verës, drejtuesit e City-t e parën në monitorim Gomezin, të cilin fillimisht mendonin se do ta jepnin në huazim, por pas dështimit për të blerë Cucurellan nga Brightoni (shkoi te Chelsea) dhe Raphael Guerreiron e Borussias së Dortmundit, Pep Guardiola e sheh si alternativë të nevojshme.
Pas hedhjes së formën në kontratë, Gomez, të cilit i është dhënë fanella me numër 21, foli me entuziazëm të madh për këtë hap të madh në karrierë.
“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur që i jam bashkuar Manchester City-t. City është skuadra më e mirë në Angli dhe me Pep Guardiolën kam një shans për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si futbollist.
Për mua është ëndërr e bërë realitet, çdo lojtar do të donte të ishte pjesë e City-t".