Dikur krenari, sot para shuarjes! Klubi i futbollit Besa e Pejës, ka qenë tre herë rresht kampion në vitet e pasluftës¸ 2004-05, 2005-06, 2006-07.
Futbolli pejan është zhytur në krizë të thellë dhe askush nuk e di se çfarë do të ngjajë me këtë klube me traditë.
Shkëlqimi i saj ka vite që ka rënë, tani është në ligën e dytë (kategoria e tretë).
Peja është në heshtje të thellë dhe po e shikon me shqetësim gjendjen e rëndë të klubit!
S’ka Besë?
“Po, Besa nuk ekziston më. Sa e di kanë borxhe shumë”, tha në kushte anonime një ish futbollist i mirënjohur pejan.