Ezequiel Cirigliano, 30 vjeç, ish-mesfushori premtues i River Plate (63 ndeshje në ekipin e parë), i cili ka kaluar një përvojë të shkurtër dhe pa shumë bujë te Verona në sezonin 2013-14 (13 paraqitje në kampionat) është arrestuar nga policia e Buenos Airesit.
Mbi futbollistin që aktualisht është pjesë e Cynthialbalonga në Serinë D, në Argjentinë, rëndon akuza për shkelje të ligjit, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje (konkretisht një pistoletë 9 mm me 11 plumba në karikator dhe një në gojë).
Cirigliano kishte hyrë për të grabitur në një shtëpi në lagjen Caseros dhe, pasi u zbulua, qëlloi me armën që kishte me vete. Ai aktualisht po mbahet në qeli stacionin policor të departamentit të “Tres de Febrero”.
Në momentin e arrestimit ai kishte veshur një fanellë të PSG-së.