Ish-futbollisti i kombëtares së Argjentinës, Gabriel Batistuta ka folur për pritshmëritë e mëdha të Lionel Messit në kombëtare.
“Për një kohë të gjatë kemi vënë përgjegjësinë e plotë mbi Messin. Së pari, ne e dënojmë veten që menduam se kishim Jezu Krishtin. Dhe ai është Messi. Po, një lojtar i madh, por ai nuk është Jezu Krishti.
Dhe pastaj ne e dënojmë atë. Ne e kemi dëmtuar për një kohë të gjatë.
Tashmë gjithçka ka ndryshuar, pasi me këtë skuadër që e rrethon në kombëtare, ai ndihet më i sigurt. Nëse një lojtar nuk mund të kalojë te Messi, ai i kalon dikujt tjetër.
A e dini se si është të ndjeheni sikur njerëzit presin gjithçka nga ju? Po sikur ta bëjmë së bashku? Tingëllon ndryshe. Dhe ndihet ndryshe”, tha Batistuta për La Nacion.