Kika e Hogoshtit nuk ndalet me përforcime!
Ky klub synon të jetë i kompletuar dhe sa më i gatshëm për sfida e Ligës së Parë të Kosovës n[ë futboll.
“Ard Mustafa dhe Meriton Musliu i bashkohen Kikës.
KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Ard Mustafa dhe sulmuesin e krahut Meriton Musliu.
Ard Mustafa i bashkohet klubit tonë nga skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.
Kurse Meriton Musliu i bashkohet klubit nga FC Vitia.
Me Ard Mustafen dhe Meriton Musliun e mbyllim afatin kalimtar veror”, - njofton KF Kika.