Skuadra e Contes nuk përmbahet, Totenhemi “i rrëmben” Interit objektivin!
Totenhemi ka zyrtarizuar transferimin e Destini Udoxhi pas arritjes së akordit me Udinezen.
19-vjeçari ka firmosur një marrëveshje 5-vjeçare me londinezët dhe do të rikthehet në Itali për të zhvilluar një tjetër sezon si i huazuar te Udineze.
Udoxhi ishte gjithashtu një objektiv i Interit në merkato, me zikaltërit që kanë humbur kështu garën me Totenhemin për transferimin e tij.