Fofana pajtohet të kalojë te Chelsea

Futboll

Fofana pajtohet të kalojë te Chelsea

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 21:54
Wesley Fofana

Wesley Fofana është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Chelseas si transferim i përhershëm në këtë verë.

Siç raporton Fabrizio Romano, tashmë kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në mes të klubeve.

Aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje në mes të tyre, por kjo mund të arrihet së shpejti, pasi është në pyetje dëshira e lojtarit, i cili mund ta përshpejtojë këtë proces.

Bisedimet, që janë duke vijuar ende, mund ta ulin çmimin e lojtarit në favor të klubit londinez, pasi, siç dihet, së fundi janë kërkuar hiç më pak se 60 milionë euro për të.

Ish-kampionët anglezë janë duke shpresuar që të arrihet një “mes i artë”, duke u ndarë të dyja palët të kënaqura

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat