Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, nuk njeh humbje në Kampionatin e Malit të Zi.
Deçiqi kthehet me një pikë të madhe, duke luajtur baras (2:2) me ekipin e OFK Petrovac, në takimin e javës së 4-të.
Deçiqi nga 4 ndeshje ka tre fitore e një barazim dhe kryesojnë me 10 pikë të mbledhura.
Së pari, në minutën e tretë, Igor Ivanoviq godet shkëlqyeshëm, ndërsa portieri Milan Jellovac i hodhi vetëm një vështrim topit dhe asgjë më shumë 0:1.
Petrovac barazoi një minutë më vonë (4’), Danilo Peshukiq gaboi, kurse Dejan Peroviq realizoi për 1:1.
Ky ishte goli i parë që pësoi Deçiqi në edicionin e ri apo pas 364 minutave.
Pas kësaj përkatësisht në minutën e 5-të, mysafirët kaluan në epërsi dhe golin e shënoi Fatos Beqiraj pas asistimit të Drashko Bozhoviqit.
Loja ishte e hapur pas kësaj periudhe, të dy ekipet sulmuan. Në minutën e 74-të, Rodrigo Fasuto barazoi rezultatin 2:2 pasi topi u kthye nga shtylla.
Në fundjavë Deçiqi e pret Rudarin e Plevlës, ndërsa Petrovac i shkon Jezeros. OFK Petrovac zë vendin e dytë me 10 pikë aq sa ka lideri Deçiqi dhe Jezero është në të tretin me 9 sosh.