Skuadra daneze Copenhagen triumfon me rezultat 2:1 ndaj Trabzonspor-it, në takimin e parë të kualifikueseve të play-off-it të Champions League.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, debutoi në fanellën e Trabzonspor-it, duke u inkuadruar në lojë nga minuta e 58-të.
Ai u paraqit plot 32 minuta por pa sukses që të shënojnë në portën e danezëve.
Golat i realizuan për vendasit Claesson (9') e Lerager (48') dhe për mysafirët Bakasetas (79’).
Trabzonspor-in e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.