Lidhur me pezullimin e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Crystal Palace, Darvin Nunes u shpreh, kërkoi falje njerëzve të Liverpool -it dhe theksoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.
“Jam i vetëdijshëm për sjelljen time të keqe.
Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”, ka thënë sulmuesi uruguaian në një postim në Twitter, ndërsa pas pak ka bërë një postim të dytë, ku ka thënë:
“Më falni të gjithë Liverpool-it. Unë do të kthehem”.