Pak kush ose askush nuk e ka paramenduar se do të kemi një luftë futbolli mes skuadrave shqiptare, kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe kampionit të Kosovës, Ballkani të Therandës!
Ballkani apo Shkupi, një është e sigurt, një skuadër shqiptare është në fazën e grupeve të Conference League.
Emocione të mëdha për faktin se ndeshen kampionët mes vete, skuadrat shqiptare dhe një luftë sportive për një vend në garat evropiane.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka qetësinë dhe përvojën e tij në këtë zeje, duke e ngritur një ekip dhe afruar me fazën e grupeve, suksesi më i madh në histori sa i takon garave evropiane për një ekip nga Kosova.
“Ekipi ynë ndeshjen e play-off-it kundër FC Shkupit e zhvillon me 18 gusht në orën 21.00 në “Arena Todor Proeski” në Shkup.
Synimi i vetëm është fitorja dhe kalimi tutje në fazën e grupeve!
Na priftë e mbara Kosovë”, shkruan në faqen e KF Ballkanit.