Skuadra angleze, Manchester United, kohëve të fundit ka shprehur interesim të madh për lojtarin e Real Madridit, Casemiro.
“Djajtë e Kuq”, sipas the Telegraph, i ka ofruar Blaugranëve 60 milionë euro për kartonin e brazilianit.
Mirëpo, sipas disa mediave spanjolle, madrilenët nuk do të shesin mesfushorin për atë shifër.
Tashmë mbetet nga Manchester United se a do të ofrojnë ndonjë shifër më të madhe apo jo.
Casemiro ka qenë njëri ndër lojtarët kyç tek skuadra e Real Madridit, ku bashkë me Luka Modric dhe Toni Kroos, ka marrë nofkën “Trekëndëshi i Bermudëve”.
Braziliani është pjesë e skuadrës spanjolle që nga viti 2013 dhe është paraqitur në 336 ndeshje ku edhe ka arritur të shënojë 31 gola dhe duke krijuar 29 asistime me fanellën e mbretërve.