Domeniko Berardi është pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Sasuolon.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, kampioni i Europës me Italinë në “EURO 2020”, ka arritur marrëveshjen e zgjatjes së bashkëpunimit me një kontratë 5-vjeçare ku do ta mbajë të lidhur sulmuesin për të paktën deri më 30 qershor 2027 në Rexhio-Emilia.
Me rinovimin e kontratës, 28-vjeçari pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro neto në sezon.
Ky është viti i tij i 11 me fanellën e Sasuolos teksa në këtë sezon aktual, Domeniko Berardi është aktivizuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serinë A ndaj Juventusit në stadiumin “Allianz” duke u aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit në humbjen e emilianëve me rezultatin 3-0.