Mazzarri drejt kombëtares që garon në Botërorin e Katarit!
Maroku është në kërkim të një trajneri, pasi mbyllën bashkëpunimin me Vahid Halilhodzic para Botërorit të Katarit.
Zbulohet që Federata Marokene e Futbollit është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Walter Mazzarrit.
Italiani është i lirë pas largimit nga Cagliari dhe i ofrohet mundësia të drejtojë një kombëtare për herë të parë, madje në një Botëror.