Klubi i futbollit Besa e Pejës konfrimon krizën por sipas tyre nuk do të shuhen. Besa klub me traditë, tre herë kampion i Kosovës, sot garon në Ligën e Dytë.
Përmes një kumtese Besa pranon krizën.
"Pas shumë raportimeve dhe komenteve të rrejshme nga media të ndryshme vendore, po detyrohemi të dalim me disa sqarime:
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/17/auto_300145307_580457203649494_7243825763169259976_n1660737295.jpg)
1. FC Besa është e regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022-23.
2. FC Besa nuk do të shuhet.
3. FC Besa është duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamirës të klubit, në çfarë do forme, është i mirëseardhur.
4. Burimet e vetme të informacioneve zyrtare janë dhe të mbeten kanalet zyrtare t klubit në rrjetet sociale”, thuhet në kumtesën e klubit.