Legjendat e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Isa Sadriu, në vjeshtën e vitit 1986, u paraqitën në fanellën e Partizanit të Beogradit dhe luajtën kundër Prishtinës.
Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, përfundoi me rezultat të bardhë (0:0), në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Ndeshja u luajt me 5 tetor të vitit 1986, ku ishin mbi 20 mijë shikues në stadium, Prishtina po kalonte një krizë të thellë të rezultateve në atëkohë, 2 barazime e 7 humbje nga 9 ndeshje!
Pamje nga ndeshja Prishtina - Partizani, 5 tetor të vitit 1986
Pas javës së 9-të Prishtina renditej në vend të 16-të me 2 pikë dhe Partizani në të 9-tin me 6 pikë por kjo e fundit ka qenë e dënuar me minus 6 pikë për shkak të dallavereve në javën e fundit në kampionatit 1985-1986.
Prishtina - Partizani 0:0
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtarë: Çoliq (Sarajeva), Vujoviq (Cetina), Erakoviq (Vrbas).
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6 (Goran Popuvac 84’), Faton Domi 6, Gani Llapashtica 6, Skënder Shengyli 7, Muhamet Kolenoviq 7, Fadil Berisha 6, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stoimir Urosheviq 6 (Suad Koliq 64’).
Partizani: Omeroviq 7, Bajeviq 6, Isa Sadriu 6, Zhupiq 6, Çapliq 6, Katanec 6, Smajiq 6, Stevanoviq 5 (Bogdanoviq 46’), Fadil Vokrri 5, Gjurovski 6 dhe Vuçiqeviç 7.