Sulmuesi brazilian Willian sërish mund të luajë në Premier League.
Ish-sulmuesi i Shakhtar, Chelsea, Arsenal sipas mediave britanike, do të luajë në futbollin anglez.
34 vjeçari është duke u kërkuar nga Fulhami, skuadër kjo e njohur në Angli.
Pas sezonit të kaluar në Corinthians, brazilianin pritet të vesh fanellën e Fulhamit, madje, siç raportohet, tashmë marrëveshja mes dy palëve është arritur, dhe se lojtari shumë shpejtë pritet të prezantohet tek Fulhami.