Atletico e ka rritur çmimin e Moratas

Futboll

Atletico e ka rritur çmimin e Moratas

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:21
Atletico e ka rritur çmimin e Moratas

Një fillim i suksesshëm i sezonit ka çuar në një rritje të çmimit të sulmuesit të Atleticos, Alvaro Morata.

29-vjeçari spanjoll pati një parasezon të suksesshëm dhe në ndeshjen e javës së parë të La Ligës kundër Getafes (3:0) shënoi një dopietë.

Sipas AS, tani klubi madrilen mund të pranojë ta shesë lojtarin vetëm për 60-70 milionë euro, dhe jo 35 milionë si më parë.

Ndër pretendentët për Morata-n, veçohen Manchester United dhe Juventus.

Vetë spanjolli tani mendon vetëm për të luajtur për AtlEticon dhe nuk do të shkojë askund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat