Ndeshje për histori qoftë për Ballkanin e Therandës qoftë për Shkupin! Ballafaqim mes skuadrave shqiptare, kampionit të Kosovës dhe kampionit të Maqedonisë së Veriut.
Cilat skuadër do të përqafojë fazën e Grupeve në Conference League?
Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja kurrë më afër qëllimit por edhe Shkupi i Goce Sedllovskit.
Atmosferë e bukur para sfidës së nesërme (21.00) të Play-off-it. Ballkani me kujdes të shtuar do t’u futet ndeshjes ndaj Shkupit mikpritës.
Çfarë shkruan medium maqedon ““Ekipa.mk”?
“Kampioni i Maqedonisë, Shkupi është para mundësisë më të madhe për t'u regjistruar në analet e sportit maqedonas, me kualifikimin në fazën e grupeve në garat evropiane për klube të UEFA-s.
Nesër nga ora 21:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup kundër Ballkanit të Kosovës, ekipin e pret ndeshja e parë e raundit play-off të kualifikimeve për një vend në fazën grupore të Conference League.
Të gjithë në skuadrën e Goce Sedlloskit janë të vetëdijshëm se ky është një rast i jashtëzakonshëm për një vjeshtë evropiane, por edhe një rast për të pasuruar arkën e klubit me rreth 3.5 milionë euro.
Ndeshjen e nesërme e presin me motivim maksimal, ndaj në atë stil është bërë edhe stërvitja e fundit pasditen e sotme në fushën e stadiumit më të madh të Maqedonisë...”, shkruan mediumi maqedon “Ekipa.mk”.