Bie poshtë përfundimisht mundësia që Adrien Rabiot të bëhet “Djall i Kuq”.
Arsyet e dështimit të negociatave lidhen me kërkesat e larta ekonomike të mesfushorit francez të Juventusit, që janë gjykuar si të tepruara nga drejtuesit e klubit anglez (paga fikse dhe bonuset).
Mesfushori i Juventusit, i cili e humbi debutimin e tij në Serinë A kundër Sassuolos për shkak të skualifikimit, do të mbetet në Torino, ku do të respektojë vitin e fundit të kontratës, para se të largohet me parametër zero.
Rabiot, i cili luan prej tri sezonesh te “Zonja e Vjetër”, u kërkua nga trajneri Erik ten Hag, por pavarësisht vlerësimit të trajnerit holandez, dhe marrëveshjes së arritur mes klubeve, transferimi dështoi përfundimisht.