Ballkani ndeshet me Shkupin nesër në kuadër të Conference League.
Klubi nga Suhareka sot e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, e cila zhvillohet nesër nga ora 21.00 dhe e cila do të transmetohet direkt nga RTK.
"Skuadra jone sot ka arritur në Maqedoni, për ndeshjen kundër FC Shkupit.
Stërvitjen e fundit e zhvilluam pasditen e të sotmes në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja nesër", ka shkruar klubi suharekas në njoftimin për stërvitjen.
Ballkani është klubi i parë kosovar, i cili ia del që të mbërrijë deri në rrethin e fundit të kualifikimeve në garat e kupave evropiane.